“Nuk mund ta hidhja në rrugë”, Rama reagon për herë të parë për ish kreun e SHISH – Lajmi.net
“Nuk mund ta hidhja në rrugë”, Rama reagon për herë të parë për ish kreun e SHISH
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 23:38, 14 November 2017
Kryeministri Edi Rama ka folur për yerë të parë në lidhje me largimin nga posti i kreut të SHISH të Vizho Ajazi Likës dhe propozimin e tij si ambasador i Shqipërisë në NATO.

Ai zbardhi këtu se largimi ishte bërë me dëshirë nga Ajazi Lika, pasi ky i fundit kishte shprehur interesin që të konkurronte në një detyrë të rëndësishme në misionin e NATO-së por që për fat të keq nuk u kualifikua.

Kështu Rama tha se ish kreu i SHISH i kishte dërguar një letër, të cilën ai e pranoi dhe e vlerësoi dhe pak kohë më pas ai e pa të arsyeshme që Likën ta propozonte si ambasador në NATO.

Nuk është e denjë për shtetin që ish kreu i SHISH të mbetej në rrugë. Visho Ajazi më ka dërguar një letër që unë nuk e kam bërë publike, një dorëheqje që është vërtetë për tu respektuar duke treguar qartë pse ai dëshiron të largojë. Nuk ka qenë asnjë pazar dhe detyrim i imi. Unë kam në detyrim si kryetar i kësaj qeverie që shefi i shërbimeve sekrete të mos lejojë të mbetej një personazh në rrugë, prandaj i kam propozuar këtë detyrë. Unë nuk i ndaj njerëzit kështu. Unë i shikoj njerëzit ndryshe, mendoj për shtetin dhe dinjitetin. Saliu është një ish kryeministër atipik që nuk mendon fare. Meqë thatë Visho është njeriu i Sali Berishës, ky zëvendëson po një njeri të Berishës ish deputet i PD-së. Mund të them se ai u soll në NATO si një njeri që përfaqësoi Shqipërinë, jam i bindur se kështu do të bëjë edhe Visho Ajazi Lika”, tha ai ne “Studio e hapur”. /

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bike Rivals