Nuk mund ta besoni ku ka mundur të përfundoi Antonio Conte

Presidenti i skuadrës angleze të Leeds United, Andrea Radrizzani, ka rrëfyer se gjatë merkatos së verës ai ka kontaktuar trajnerin italian Antonio Conte për ta sjellë te skuadra e tij, por më pas gjërat morën një rrjedhë tjetër dhe në stol u ul Marcelo Bielsa.

Sport

20/08/2018 20:24

Edhe pse Leeds e kanë nisur mirë kampionatin me “El Loco”, presidenti i klubit anglez shprehet se Conte, që sapo kishte divorcuar me Chelsea, ishte zgjedhja e tij e parë për postin e trajnerit.

“Nuk e mohoj, bëra një përpjekje për të marrë Conte si trajner, kam një dobësi për të si njeri dhe drejtues. I pata ofruar 20 milionë stërlina dhe isha i bindur se me të do të rikthehemi në Premier League. Më pas tentova të afroj Claudio Ranieri, por ai priste një ofertë tjetër. Personi i tretë që kontaktuam ishte trajneri i Belgjikës, Mertinez, por ai vazhdoi me kombëtaren dhe në fund zgjodhëm Bielsa, me të cilin jemi të kënaqur”, tha Radrizzani.