Nuk mjaftoi fitorja 6:1, ky është plani i ri i Barcelonës kundër PSG (FOTO)

Barcelona ka edhe një lajm të keq për Paris Saint-Germain.

Sport

15/03/2017 09:48

Sikur nuk mjaftoi fitorja e thellë 6:1 në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka edhe një lajm të keq për Paris Saint-Germain.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se gjiganti katalan është i gatshëm të transferojë mesfushorin Marco Verratti, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona është e gatshme të paguajë 70 milionë euro për reprezentuesin italian, i cili është konsideruar si pasardhës i Andres Iniestas. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6