Nuk merituam më shumë

Javier Mascherano thotë se Barcelona nuk meritoi diqka më shumë në udhëtim te Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve ku pësoi disfatë me rezultat 3:2.

Sport

01/10/2014 10:20

Javier Mascherano është treguar i sinqertë dhe tha se Barcelona nuk meritoi më shumë në humbjen 3:2 në udhëtim te Paris Saint-Germain.

Skuadra e Luis Enriques pësoi disfatën e parë në sezonin e ri dhe Mascherano është i vetëdijshëm se ekipi shfaqi dobësi në Parc des Princes.

“Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe kemi hyrë keq në ndeshje. Kundërshtari na ndëshkoi për gabimet tona. U munduam të kthehemi në pjesën e dytë por ishte shumë vështirë pas golit të tretë të pranuar”, deklaroi Mascherano.

“Thjesht, nuk e merituam të fitojmë. Duhet të përmirësohemi në sfidat e ardhshme”, u shpreh ai.