Nuk mbani ekuilibrin për 20 sekonda? Ja çfarë do të thotë dhe çfarë rrezikoni

Provoni të qëndroni në një këmbë dhe të mbani ekuilibrin për 20 sekonda. Nëse nuk e arrini dot, ndoshta është koha që të vizitoheni te një mjek.

Lifestyle

21/03/2017 01:53

“Prevention.com”, shkruan se shkencëtarët e Universitetit Kyoto në Japoni analizuan rreth 1400 njerëz, të moshës mesatare rreth 67 vjeç, duke ju kërkuar të qëndronin me një këmbë dhe sytë e hapur për rreth 60 sekonda.

Ata e provuan këtë dy here dhe gjatë kësaj kohe duke përdorur skanerin MRI, studiuesit skanuan trurin e tyre. Njerëzit të cilët nuk arritën të mbanin ekuilibrin për 20 sekonda, pas këtij eksperimenti, kishin sëmundjen cerebrale të enëve të vogla të gjakut (SVD), edhe pse nuk patën shfaqur simptoma.

Kjo sëmundje lidhet me goditjen në tru, demencë, madje edhe Parkinsonin. “Ekuilibri arrin të mbahet nga 3 qarqe ndijore. Vizioni, ndijori i pozicionit të trupit dhe sistemi vestibular (veshi i brendshëm)”, shpjegon Jose Biller, neurolog i klinikës “Loyola Medicine”.

Kjo do të thotë që duhet të jeni më të kujdesshëm, sepse çdo humbje ekuilibri mund të sugjerojë dëmtim në tru. Ajo që mund t’ju rrezikojë më shumë se çdo gjë tjetër është një sëmundje në tru ose probleme me kujtesën. Ky studim u publikua në revistën “Stroke”./shije.al