“Nuk largohem nga Barcelona”

Ousmane Dembele ka hedhur poshtë spekulimet se mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Sport

16/04/2018 20:50

Francezi që i kushtoi Barcelonës 120 milionë euro verën e kaluar, u la sërish në bankinë nga trajneri Ernesto Valverde në fitoren 2:1 ndaj Valencias.

Mungesat e shumta të tij në formacionin startues kanë ngjallë dyshime se mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

“Nuk do të largohem pas vetëm një sezoni në Barcelonë”, ka treguar ai në një intervistë për Telefoot.

“Kam nënshkruar pesë vjet kontratë me Barcelonën dhe do të rri në këtë ekip për kohë të gjatë”./Lajmi.net/