Nuk kishte marrëveshje që të mos e përmend Kosovën në Beograd

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se Kosova duhej të përmendej gjatë vizitës në Beograd. Sipas tij, klasa politike serbe e përmend gjithandej. 

Lajme

13/12/2014 08:38

Në një intervistë për revistën serbe NIN, Edi Rama shprehet se gjatë vizitës në Beograd më 14 nëntor nuk pati asnjë, siç shprehët, “marrëveshje fjale” me Aleksandër Vuqiç për të mos folur për Kosovën.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje të përbashkët për të mos përmendur Kosovën”, shprehet Rama. “Nuk e kuptoj se si është e mundur që të mos përmendet Kosova, kur ju e përmendni gjithandej.”

Pavarësisht incidentit gjatë vizitës së tij të parë në Serbi, Rama nuk e konsideron vizitën si të dështuar.

“Jam shumë i kënaqur me organizimin, edhe pse nuk ishte ambienti perfekt që mund të tregonte mikpritjen, transmeton shekulli . Protokolli kishte masa të shtrënguara për çështje sigurie. Por jam i sigurt që ju jeni shumë mikpritës.”

Më 16-17 dhjetor në Beograd do të organizohet Samiti Kinë-Evropa Qendrore dhe Lindore, ku do të jenë të pranishëm liderë botërore të mbi 16 vendeve.