Nuk keni nevojë për 8 orë gjumë, thonë ekspertët

Nëse keni bërë vetëm 6 orë gjumë mbrëmë, nuk keni nevojë që të brengoseni dhe të kërkoni të flini sot gjatë ditës.

Lifestyle

16/10/2015 11:04

Sepse, pavarësisht nga bindja se ne kemi nevojë për tetë orë gjumë gjatë natës, shkencëtarët thonë se gjashtë-shtatë orë gjumë është e natyrshme.

Dhe madje thonë se ky është një mit i jetës moderne që po na ‘plaçkitë’ kohën e çmuar në shtrat, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit erdhën në këtë përfundim pasi analizuan modelet e gjumit të disa njerëzve, jeta e të cilëve është e ngjashme me shumicën.

Shumica e njerëzve të studiuar kishin bërë më pak se shtatë orë gjumë gjatë natës. Dhe përkundër kësaj, ata ishin të shëndetshëm, kishin norma më të ulëta të obezitetit, qarkullim të mirë të gjakut dhe shëndet më të mirë të zemrës se sa të tjerët që bënin tetë apo më shumë orë gjumë.

Studimi, i publikuar në revistën ‘Current Biology’, hedhë gjithashtu dyshime mbi idenë që ne jemi duke shkuar kundër natyrës duke qëndruar zgjuar deri vonë. (lajmi.net)