Nuk ke të dashur? Ja 5 taktika si mund të njohësh dikë

Të mos kesh dikë pranë shpesh herë është zgjedhje, por herë të tjera, është problem.

Lifestyle

06/07/2015 23:24

Personat e ndrojtur janë ato që kanë më shumë probleme në zgjerimin e rrethit të tyre shoqëror, ndaj një grup psikologësh amerikanë pas disa anketimeve kanë gjetur 5 mënyra se si mund të njohim njerëz të rinj.

1. Merruni me aktivitete sportive

Të merresh me aktivitete sportive qoftë dhe vrap, të jep mundësinë që të shoqërohesh dhe të njohësh sa më shumë njerëz të rinj. Madje afrimi me persona të rinj është aq e thjeshtë, sa argëtuese pasi ju nuk duhet të viheni në siklet, kur pyesni dikë t’ju pasojë topin, ose se si ja del të vrapojë aq shpejt.

2. Buzëqeshni dhe shkëmbeni kontakte me sy

Të qënit e/i qeshur i bën njerëzit të ndihen më të lirshëm për t’ju afruar, pasi ju nuk i vendosni barriera atij/asaj, ndërkohë që shikimi mund ti japë një shenjë pozive që të afrohet.

3. Puna vullnetare

Të merresh me punë vullnetare përveç se të bën të ndihmosh komunitetin, të jep mundësinë të njohësh persona të rinj, të cilët ndajnë me ju të njëjtat pikëpamje për jetën.

4. Investoni për vetën

Të investosh për veten është gjë e mirë, pasi të bën të ndihesh mirë dhe rehat me veten (shkoni në një qendër estetike ose sallon bukurie). Të ndjerit i/e bukur do ju çlirojë nga komplekset.

5. Rilidhu me miqtë e vjetër

Ndonjëherë të takosh miq të vjetër të bën mirë, pasi nëse dikur mund të ketë pasur diçka që është lënë pezull keni mundësinë ta rifitoni atë. /gazetaexpress