Nuk kanë të ndalur problemet për Real Madridin

Një tjetër problem është shfaqur për Real Madridin.

Sport

09/01/2019 16:17

‘Los Blancos’ pas lëndimit të Gareth Bale, rezultateve aspak të mira në ndeshjet e fundit, kanë marrë një tjetër lajm aspak të mirë.

Bëhet fjalë për portierin Thibaut Courtois.

Portieri belg ka pësuar një lëndim në humbjen e fundit 0-2 nga Real Sociedad në ‘Santiago Bernabeu’.

26 vjeçari pritet të mbetet jashtë fushave dhjetë ditë deri në dy javë, përcjell lajmi.net.

Courtois ka qenë titullar i padiskutuar te Real Madrid që nga transferimi nga Chelsea, duke i zënë vendin Keylor Navas, i cili tashmë do të ketë një mundësi të mirë të dëshmojë cilësitë./Lajmi.net/