Nuk kanë me çka të shkojnë në kryeqytet, kërkojnë autobus urban

Linja më të shpeshta të transportit të autobusëve për fshatrat Prugoc, Barilevë dhe Drenoc të Komunës së Prishtinës, po kërkojnë banorët e këtyre fshatrave.

Lajme

13/06/2018 19:40

Banorët e fshatrave Prugoc, Barilevë dhe Drenoc të Komunës së Prishtinës nuk po kanë më çka trë vinë deri ën kryeqytet. Në fakt ata duhet të presin së paku dy orë për të hipur në autobusë urban, shkruan lajmi.net.

“Gjatë mandatit të kaluar dhe për këtë mandat për fshatrat Barilevë, Prugoc dhe Drenoc na është premtuar që transporti publik do të rregullohet, dhe do të jetë çdo 30min. Tani pas përfundimit të shkollave të mesme, linjat private të autobusëve, nuk janë duke qarkulluar në orarin që kanë patur çdo 1 orë, por tani është bërë çdo 2 orë. Është e nevojshme që komuna urgjentisht të marr masa në këtë drejtim, duke lëshuar linja të transporit publik, në këtë rast linja 3 që vije deri në Bardhosh të mbuloj edhe këto fshatra, të paktën çdo 40min, në kohën më të frekuentuar: 07:00-08:00, 11:00-13:00 dhe 16:00 – 18:00”, thuhet në reagimin e këtyre banorëve drejtuar Komunës së Prishtinës. Kërkesa për komunën është bërë nëpërmjet Platformës digjitale për pjesëmarrje publike. /Lajmi.net/