“Nuk kam lidhje me ‘photoshop’-in” (Foto)

Ai është vetëm 21 vjeç, por edhe pse në këtë moshë ka arritur të krijojë një trup të pabesueshëm.

Fun

23/09/2017 13:27

Kanë qenë të shumtë reagimet se fotot e tij nuk janë origjinale, por të modifikuar, por tashmë ka ardhur edhe reagimi i 21-vjeçarit nga Liverpuli.

Tyler Cooke nuk e ka pranuar aspak një akuzë të tillë, ndërsa më pas tregon edhe se si ka arritur të krijojë atë fizik.

“Kam nisur të punoj shumë që në moshën 15 vjeçare. Është me të vërtetë një punë e vështirë. Sigurisht që kanë ndikuar edhe elementë të gjenetikës, nuk mund ta mohoj këtë gjë, por kam punuar dhe paguar shumë për këtë”, thotë 21-vjeçari. /Lajmi.net/