Nuk kaloi në finalen e “Këngës Magjike”, vjen reagimi i Kastro Zizos

Mbrëmë u mbajt finalja e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

09/12/2018 10:42

Kastro Zizo përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, ka reaguar lidhur me mos pjesëmarrjen e tij në finalen e “Këngës Magjike”, shkruan lajmi.net.

Këngëtari shprehet se si çdo artist tjetër edhe ai do donte të ishte pjesë e asaj finaleje, por pasi pa atë që ai e quan ‘farsë’ dhe ‘hipokrizi’, nuk i mbetet hatri përse nuk mori pjesë në finale.

Kujtojmë që Kastro Zizo në festivalin “Kënga Magjike” u paraqit me këngën “Sonata e gjumit”.

Fituesi i vendit të parë në këtë festival është Flori Mumajesi, vendi i dytë u takoi Aurelës dhe Eli Farës, kurse të tretin e zuri Kresha dhe Fifi. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrKPoEdgm26/

https://www.instagram.com/p/BrKQElMgAQm/

YouTube player