Nuk kaloi në finalen e “Këngës Magjike”, reagon Robert Aliaj: Sfidohemi nga mbretëria e tallavasë

Mbrëmë u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

07/12/2018 23:12

Robert Aliaj ishte në mesin e konkurrentëve në edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

“Ah ku më hodhi Zoti”, titullohej kënga me të cilën Aliaj konkurroi në edicionin e 20-të të këtij festivali.

I ftuar në “Zonë e Lirë”, ai ka treguar se nuk ka kaluar në natën finale, meqë rast reagoi ashpër për mënyrën e votimit.

“Kjo këngë ishte mënyra më e bukur për të konfirmuar gjithë angazhimin tim. Ne jemi fajtorë që të gjithë për këtë kaos që është ndërtuar sot. Ti ke gjithë artistët të korruptuar sot për shumë pak. Kjo kënga ishte unike, me mesazh për kohën, nuk mund të injorohet. Nuk po deliroj, është një këngë që justifikon të qenurit një këngë, sepse kënga është fjala, teksti, forca. Ne kemi punuar tre vite për këtë këngë dhe vijmë e sfidohemi nga mbretëria e tallavasë. Unë nuk jam artisti i Instagramit. I bëj thirrje artistëve që të lexojnë pak, të bëhen më të mençur sepse kjo muzika tallava po bën një popull tallava dhe po eklipson këtë këngë kapitale, gjithë kjo armatë xhihadistash të tallavasë kanë kontribuar për ta mposhtur këtë
muzikë”, deklaroi Roberti.

Kujtojmë që mbrëmja finale e festivalit “Kënga Magjike” mbahet nesër (e premte). /Lajmi.net/

YouTube player