Nuk ka vend në Torino, Ajeti gjen ekipin për sezonin e ri

Arlind Ajeti mund të luajë te Crotone në edicionin e ri.

Sport

13/07/2018 10:11

E ardhmja e Arlind Ajetit mund të vazhdojë të jetë te Crotone.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare prej disa ditësh është rikthyer në bazë pikërisht te Torino klubi që zotëron kartonin e tij duke nisur fazën përgatitore për sezonin e ri me skuadrën “Granata”, por te Torino ka pak vend për Ajetin i cili nuk shikohet si një alternativë shumë e vlefshme nga trajneri Walter Mazzarri dhe sipas të gjitha gjasave kuqeziu do të ndryshojë sërish skuadrat.

Gjasat më të mëdha janë që Ajeti të rikthehet te Crotone për të luajtur në Serinë B dhe për të ndihmuar skuadrën kalabreze të rikthehet sa më shpejt në Serie A, përcjell “SS”.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane bisedimet mes dy klubeve për të bërë të mundur rikthimin e Ajetit te Crotone janë në një fazë shumë të avancuar.