Nuk ka ribashkim të Skillz

Rikthimi i Ledrit e ka bërë ‘boomin’ më të madh kohët e fundit në show biznesin shqiptar, pasi të gjithë i dimë rrethanat se si dhe kur vendosi ta lërë muzikën. Tash, reperi kosovar flet për dy vitet e kaluara jashtë skenës dhe për rikthimin befasues që bëri në fillim të këtij muaji. ‘Me mamin…

ShowBiz

24/02/2014 09:50

Rikthimi i Ledrit e ka bërë ‘boomin’ më të madh kohët e fundit në show biznesin shqiptar, pasi të gjithë i dimë rrethanat se si dhe kur vendosi ta lërë muzikën.

Tash, reperi kosovar flet për dy vitet e kaluara jashtë skenës dhe për rikthimin befasues që bëri në fillim të këtij muaji.

‘Me mamin jam pak më i lidhur’, tha ai duke shpjeguar datën 1 shkurt që ai zgjodhi për të ardhur me projektin e ri ‘100 Probleme’, datë kjo që përkon me ditëlindjen e nënës së tij, Xheri.

“E vetmja herë që nuk më kanë përkrah prindërit, është kur kam qenë 12 vjeç. Më ka pëlqy 2 Pac edhe i thash, ‘po du me bo rep’. Ata më kanë këshilluar duke më thënë ‘fama është e rrezikshme’ dhe kurrë asnjëherë nuk m’u kanë përzier më”, ka shtuar Ledri për emisionin Top Koha Music.

Pasi vendosi të mos bëjë më muzikë, u koncentrua në një profesion tjetër që e ka shumë per qejf, regjinë e filmit.

“Kam marrë pjesë si asistent personal i profesor Isa Qosja në projektin e tij më të ri filmik”, shprehet ai me fjalë shumë të mira për profesorin njëkohësisht, e më pas tregon edhe për punën dhe bashkëpunëtorët e klipit, të cilët i ka kryesisht shokë dhe i kanë ndihmuar shumë.

Një nga arsyet pse klipi është xhiruar në New York, sipas tij, është se New Yorku është vendi ku ka filluar hip-hopi.

I pyetur se a është i mundshëm ndonjë rikthim i Skillzave, ai e mohoi qartë duke thënë: “Ma merr mendja se të dy jemi më të suskesshëm veç e veç”.

Të shpresojmë se nuk do të ketë më probleme që do e ndalin Ledrin dhe të vazhdojë me projekte të reja me sukses.