Nuk ka nevojë për zgjerim sanksionesh ndaj Iranit

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden i ka kundërshtuar thirrjet për më shumë sanksione kundër Iranit, lidhur me programin e tij atomik, duke thënë se “kjo nuk është kohë për të rrezikuar dështim, kur ne ende kemi rast për kthesë”.

Bota

07/12/2014 10:18

Më tutje, gjatë fjalimit të tij më Institutin Brookings në Washington, mbrëmë vonë, ai theksoi se sanksionet tashmë të imponuara kundër Iranit janë funksionale, duke e ngadalësuar ekonominë iraniane dhe programin bërthamor të këtij vendi.

“Kjo na jep ne nxitje për zgjidhje paqësore”, tha Biden, transmeton REL.

Irani dhe 6 fuqitë botërore, gjatë bisedimeve muajin e kaluar në Vjenë, dështuan të zgjidhin mospajtimin 12-vjeçar lidhur me ambiciet atomike të Teheranit. Megjithatë, ata i kanë zgjatur negociatat edhe për shtatë muaj të tjerë për arritjen e kësaj marrëveshjeje, që është vlerësuar se do të ishte historike.