Nuk ka Ministri për Kosovën në Qeverinë e re të Serbisë

Zyrtarë të SNS-së, kanë bërë të ditur se në Qeverinë e re të Serbisë, nuk do të ketë Ministri për Kosovën. Sipas Shefi i Grupit Parlamentar të SNS-së, Zoran Babiq, kujdesi për Kosovën do të bëhet nga e gjithë Qeveria. 

Lajme

24/04/2014 20:30

Partia fituese në Zgjedhjet Parlamentare të Serbisë, Partia Progresiste Serbe (SNS), nuk parasheh që në Qeverinë e re të ketë Ministri për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të SNS-së në Kuvendin e Serbisë, Zoran Babiq, ka deklaruar se për Kosovën do të kujdesët e gjithë Qeveria e Serbisë.

“Sa i përket raportit ndaj Kosovës, për SNS-në dhe propozuesin e ligjit për ministritë, ai është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Marrëveshjen e Brukselit, të cilën duam t’a implemetojmë në kapacitet të plotë”, tha Babiq.

Duke e arsyetuar arsyen e mos ekzistimit të Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e re të Serbisë, Babiq tha se propozuesi është udhëhequr me logjikën e ekonomizimit, dhe theksoi se edhe kur ka ekzistuar kjo ministri, paratë e destinuar për serbët e Kosovës, nuk arrinin deri në adresën e duhur.

“Është me rëndësi që ajo që e dedikuar për serbët e Kosovës, të mund të arrijë”.