Nuk ka kompromis me Bashkimin Evropian për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka insistuar se ajo nuk do të ndryshojë planin e Brexit-it gjatë negociatave me Bashkimin Evropian.

Bota

02/09/2018 12:29

May tha se ajo nuk do të bëj asnjë kompromis që nuk është në interes kombëtar, por gjithashtu theksoi se nuk do të jetë dakord me thirrjen për referendumin e dytë për marrëveshjen.

Sipas saj, kjo do të ishte një tradhëti e madhe ndaj demokracisë dhe besimit.

Marrëveshja e arritur me Bashkimin Evropian do të mundësonte tregtinë mes dy palëve. Por, kritikët thonë se kjo marrëveshje do të mbajë Mbretërinë e Bashkuar të lidhur me BE-në, shkruan rel.

Vota popullore, parti që përbëhet nga disa deputetë të zgjedhur, ka thirrur për referendum ndaj marrëveshjes finale të Brexit.

Mbretëria e Bashkuar pritet të dalë përfundimisht nga Bashkimi Evropian më 29 mars.