“Nuk ka forcë që do ta pengojë formimin e Ushtrisë-SHBA përkrah Kosovën!”

Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, ditë më parë ka qenë i ftuar në emisionin “Monitor” në RTK, ku komentuar Nismën e Presidentit Thaçi për Ushtrinë. Ai ka thënë se është hera e dytë që Presidenti Thaçi e sjell në tryeze formimin e Ushtrisë. Sipas tij tani Kosova nuk duhet të humb më kohë.

Lajme

23/03/2017 21:07

“Është hera e dytë që Presidenti e sjell në tryezë formimin e ushtrisë, me të vërtetë rasti i parë ishte më i volitshëm sepse atëherë e kishim mbështetjen e komunitetit serb dhe në atë rast kemi mundur të shkojmë edhe me ndërrimin e emrit të Forcave të Armatosura të Kosovë. Ky është një gabim i pafalshëm por ne duhet të mësojmë nga gabimet, ishte çfarë ishte , e rëndësishme është që tani nuk duhet të humbim kohë” ka thënë Hoti.

Tutje ai tha se po të mos ishte nisma e Presidentit kjo çështje do të kishte fjetur ende dhe se politika duhet të mësoj dhe të mos i humb shanset.

“Po të mos ishte nisma e Presidentit kjo çështje do të kishte fjetur edhe më tutje. Presidenti nuk i takon më partive politike dhe pozicioni i tij është i veçantë në proceset e Kosovës. Politika duhet të mësoj që të mos i humb shanset e veta, ka tri vjet që i kemi humbur për sa i përket çështjes së Ushtrisë, dhe kjo humbje është e pallogaritshme dhe mund të ketë pasoja kombëtare”, theksoi Hoti.

Ndërsa sa i përket çështjes së financimit të ushtrisë, Hoti tha se kjo duhet të bëhet në përputhje me kapacitetet që ka shteti i Kosovës.

“Sa i përket çështjes se si duhet të financohet Ushtria e Kosovës është një cështje jashtëzakonisht e ndjeshme sidomos për partnerët tanë ndërkombëtarë. Financimi i Ushtrisë së pari duhet të jetë transparentë dhe duhet të jenë në përputhje më kapacitetet që i kemi ne si shoqëri dhe si shtet. Kapacitetet e FSK-së sot siq janë , është e mjaftueshme të komandoj një ushtri 8 000 deri në 10 000 trupa. Krahasuar me rajonin, FSK-ja  është shumë më e avancuar” tha Hoti.

Krejt në fund Hoti tha se formimin e Ushtrisë nuk do ta ndalojnë as teket e ndonjë partie e as ato të Beogradit.

“ FSK-ja është multietnike dhe nuk ka forcë në Kosovë që do ta pengoj formimin e Ushtrisë qofshin ato teke të një partie politike, teke të Beogradit apo të dikujt tjetër” përfundoi Hoti.