Nuk ka fitues në ‘Old Trafford’, Man Utd dhe Arsenal ndahen në paqe

Manchester United dhe Arsenal, janë ndarë në paqe në xhiron e 15-të në Premierligës.

Sport

05/12/2018 22:54

Manchester United dhe Arsenal, kanë barazuar 2 me 2 në “Old Trafford”.

Skuadra londineze kaloi fillimisht në epërsi me anë të Shkodran Mustafit në minutën e 26’-të, mirëpo  katër minuta më vonë, ‘Djajtë e Kuq’ e barazuan rezultatin me anë të Anthony Martial (30’), raporton “lajmi.net”.

Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë, ku Arsenal e riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Alexandre Lacazette (68’), por që shifrat u barazuan sërish, ku Jesse Lingard shënoi në minutën e 69’.

Pas javës së 15-të, Arsenal gjendet në vendin e pestë me 31 pikë, ndërsa Manchester United në të tetin me 23 sosh. /Lajmi.net/