Nuk ka fitues në mega duelin Wilder – Fury

Ka përfunduar pa fitues dueli më madh i vitit në boks,

Sport

02/12/2018 06:53

Deontay Wilder dhe Tyson Fury janë ndarë pa fitues në një ndeshje jashtëzakonisht spektakolare, shkruan lajmi.net

Britaniku ishte padyshim më i mirë gjatë këtij dueli, duke fituar 8 nga 12 raundet e zhvilluara.

Megjithaë, ishin dy nokaute të amerikanit Wilder të cilat me gjasë i kanë siguruar barazimin.

Është ky barazimi i parë në karrierën e dy boksierëve, të cilët deri para këtij meçi kanë numëruar vetëm fitore.

Tashmë dueli i njërit prej boksierëve me Anthony Joshua mbetet në pikëpyetje, pasi shumë lehtë mund të kemi revanshin e këtij dueli. /Lajmi.net/