Nuk ka befasi në Premierligë, Chelsea, City e Arsenal arrijnë fitore

Xhiroja e pestë e Premierligës nuk pati vend për ndonjë befasi.

Sport

15/09/2018 17:51

Chelsea ka arritur ta mposhtë Cardiff-in me rezultatin 4:1, falë një performance të jashtëzakonshme nga Eden Hazard i cili realizoi “hat-trick”.

Arsenal gjithashtu ka siguruar fitore në udhëtim ndaj Newcastle, me rezultatin 2:1, falë super golit  të Xhakës nga gjuajtja e lirë dhe një goli nga Mesut Ozil.

City në anën tjetër ka shënuar fitore me rezultat të pastër 3:0 ndaj Fulham, duke dominuar ndeshjen në total qysh nga minuta e 2’ kur Sane realizoi golin e parë. /Lajmi.net/