Nuk ju duhen patjetër tetë orë gjumë çdo natë

Të gjithë kemi nevojë për gjumë, dhe këtë e dimë të gjithë ne.

Lifestyle

13/02/2018 17:58

Shumë nga ne ndjejmë se nuk po flemë mjaftueshëm, dhe ndjehemi vazhdimisht të lodhur, dhe përpiqemi fort që t’i arrijmë së paku tetë orë gjumë çdo natë.

Megjithatë, mund të jetë pikërisht ideja që nuk keni fjetur mjaftueshëm, ajo që mund t’ju bëjë të ndjeheni të rraskapitur, më shumë se sa vetë mungesa e gjumit.

Sipas ekspertit të gjumit, Doktor Neil Stanley, jo çdokush ka nevojë për tetë orë në gjumë gjatë natës, ju vetëm duhet ta dëgjoni trupin tuaj.

“Gjumi është sikur gjatësia, jemi të gjithë ndryshe dhe se sa kemi nevojë, në një masë të madhe përcaktohet gjenetikisht”, tha Doktor Stanley për The Independent.

“Tetë orë është mesatarja, jo idealja”, shtoi ai.

“Sasai e gjumit që ju nevojitet është sasia që ju lejon të jeni të zgjuar, të vëmendshëm dhe të fokusuar përgjatë ditës”, vijoi mes tjerash Stanley.