Nuk jemi të vetmit në këtë Univers: NASA ka vendosur t’i gjejë jashtëtokësorët

NASA planifikon ta dërgojë roverin në Mars me shpresë se do t’i gjejë jashtëtokësorët.

Fun

02/12/2017 08:19

Automjeti i ri dukshëm më i përsosur pa pilot do të dërgohet në planetin tjetër në kuadër të misionit Mars 2020, detyra e të cilit do të jetë të gjejë shenja jete mikrobiologjike.

Roveri i ri do të jetë pasardhësi i automjetit robotik Curiosity 2012 i cili ende gjendet në Planetin e Kuq. Duken shumë të ngjashëm dhe janë me teknologji të njëjtë, por që roveri i ri i ka shtatë instrumente të rinj dhe rrota të redizajnuara, pretendojnë shkencëtarët e NASA’s, transmeton gazetametro.net.

Me ndihmën e censorëve me të cilët është i pajisur mund të hulumtojë dheun e planetit, si në sipërfaqe ashtu edhe nën të. Detyra e tij është që të mbledh mostrat e ndryshme të shkëmbinjve duke kërkuar shenja jete.

“Ajo që do të kuptojmë në bazë të mostrave të cilat do të mblidhen gjatë këtij misioni duhet të na zbulojë se a jemi vetëm në gjithësi”, thekson Ken Farley njëri nga shkencëtarët të cilët punojnë në këtë projekt.

Teknologjia e re mundëson zbulimin e shenjave të jetës në bazë të mikrobeve. Me ndihmën e spektometrit është e mundur të vërehen edhe njollat më të vogla, por edhe me ndihmën e laserëve ultravioletë mund të regjistrohet shkëlqimi i padukshëm i cili rrjedh prej unazave të atomit të karbonit.