Nuk janë në lidhje? Fero dhe Rina po ‘kurdisin’ diçka bashkë

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani dhe Rina Balaj së fundmi janë bërë kryetemë në mediat rozë.

ShowBiz

27/06/2018 22:30

Pas publikimit të projektit të përbashkët “S’ka konkurrencë”, dyshja u përfliten tejet shumë në shtypin mediatik, shkruan lajmi net.

Këngëtarja nga Istogu, e ftuar në emisionin e parë të “Mirage”, që është prodhim i lajmi.net tregon raportin që ka me Feron.

Edhe pse ajo tha se nuk ka asgjë ndërmjet tyre, fotografitë dhe koha e shumtë që e kalojnë së bashku dëshmojnë të kundërtën.

Përmes postimeve të publikuara në Instagram, ata janë duke përgatitur diçka të re, mbase edhe projektin e radhës.

“Rina Balaj o tu ardh me ni sen t’ri”, është përshkrimi që Fero ia ka vënë videos.

“S’ka konkurencë”, tashmë numëron 11 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube. /Lajmi.net/

YouTube player

https://www.instagram.com/p/BkiEEp4AW3j/?hl=en?&taken-by=ferofera

https://www.instagram.com/p/BkimVGlnvGI/?hl=en?&taken-by=balajrina