Nuk janë asteroidët ata që zhdukën dinosaurët, por diçka tjetër

Asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vjet më parë konsiderohet gjerësisht si shkaku i shfarosjes së dinozaurëve.

Fun

21/06/2017 02:39

Shkatërrimi global nuk i la asnjë mundësi mbijetese krijesave masive që për qindra miliona vjet sunduan tokën, duke i hapur rrugën ngritjes së gjitarëve mes të cilëve edhe ne. Por studimet e fundit kanë treguar se një kataklizëm e ngjashme shumë më e hershme ishte arsyeja pse dinozaurët mundën që të pushtonin planetin.

Një milion vjet aktivitet i pandërprerë dhe ekstrem vullkanik i ndryshoi faqen planetit tonë dhe shënoi agimin e sundimit të dinozaurëve. Shkencëtarët pasi studiuan shkëmbinjtë e lashtë, zbuluan gjurmë shpërthimesh kolosale vullkanike rreth 200 milion vjet më parë, që padyshim duhet të kenë shfarosur në masë jetën në tokë dhe duke i ofruar dinozaurëve mundësinë e dominimit.

Pasojat e shpërthimeve vullkanike për një kohë kaq të gjatë ishin të njëjta me ato të asteroidit, bllokimi i diellit nga pluhuri masiv dhe shtomi dramatik i dioksidit të karbonit.

Si pasojë, krijesat që jetonin para dinozaurëve si gjitarët me pamje reptilësh dhe ato të ngjashme me krokodilët, u shfarosën. Kjo periudhë shënon lindjen e dinozaurëve megjithëse shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt se si ata mbijetuan.

Mbase ngjashëm me gjitarët që pas asteroidit që vrau dinozaurët, dolën nga nëntoka për të pushtuar planetin. Sidoqoftë, ngritja e dinozaurëve nga shkatërrimi i të tjerëve para tyre dhe e gjitarëve nga shkatërrimi i dinozaurëve tregon qartësisht ciklet e jashtëzakonshme të jetës në tokë, prandaj mund të konsiderohemi të paralajmëruar. /Lajmi.net/