Nuk ishte i pranishëm në dasmë! Babai i Meghan mesazh emocionues të bijës

Ngjarja e cila gjatë ditës së djeshme ka bërë bujë në gjithë botën ishte martesa e Princit Harry me Dukeshën Meghan Markle.

ShowBiz

20/05/2018 09:00

Babai i Meghan Markle për TMZ e përshkroi dasmën e vajzës së tij me princin Harry me komentet “i emocionuar dhe i lumtur”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Fëmija im duket e bukur dhe duket shumë e lumtur. Do doja të isha atje dhe t’u uroja gjithë dashurinë time dhe gjithë lumturinë”, tha Thomas Markle nga Meksika, i cili do duhej të ecte përpara Meghanit në kështjellën Windsor, por nuk mundi të jetë i pranishëm për shkak të gjendjes shëndetësore.

Meghan, që tani njihet si dukesha e Sussex-it, kishte bërë një hap të pashembullt për një nuse mbretërore në Britaninë e Madhe. Ajo eci e betme deri në kishë, derisa prapa saj gjendeshin shoqëruesit.

Kur arriti në Quire, babai i Harryt, Princi Charles e mori atë dhe e shoqëroi deri tek altari.

Fustani i bardhë ishte puuar nga dizejnerja britanike Clare Waight Keller, nga Givenchy.

Ishte spekuluar shumë lidhur me faktin që babai i Meghan nuk e shoqëroi atë për në altar, ndërsa Pallati Kensington është ballafaquar me kritika se nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur Thomas Markle nga vëmendja e publicitetit para dasmës. /Lajmi.net/