Nuk i plotësojnë formularët si duhet, mbesin pa subvencione

Afati për aplikim për subvencionet për kulturë, rini dhe sport në Komunën e Pejës ka përfunduar më 16 shkurt të këtij vitit, mirëpo shumica e aplikuesve nuk i kanë respektuar kriteret e aplikimit, bën të ditur Komuna e Pejës.

Lajme

20/02/2018 16:22

Komuna thotë se ka pranuar dhjetëra aplikime për subvencionet e vitit 2018.

“Ne si përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit për ndarjen e subvencioneve jemi të shqetësuar për faktin se 90% e aplikuesve nuk i kanë respektuar kriteret themelore për të aplikuar për subvencione. Pjesa më e madhe e aplikuesve nuk e kanë plotësuar formularin si duhet dhe nuk e kanë mbyll raportin financiar për subvencionet e pranuara në të kaluarën”, thuhet në një njoftim të Komunës së Pejës.

Prandaj, për shkak se aplikuesit nuk i kanë mbyllur lëndët vitin e kaluar këtë vit nuk do ketë subvencione për ta.

“Ju njoftojmë se për aplikuesit që nuk e kanë mbyllë lëndën në Drejtorinë e Financave për subvencionet e pranuara në vitet paraprake, për ta nuk do të vazhdon më tutje ky procesi për marrjen e subvencioneve për këtë vit. Lënda e tyre mbetet e pezulluar deri në plotësimin e plotë të kritereve për subvencione”, thuhet në njoftimin e Komunës se Pejës. /Kallxo.com