Nuk i depiloi këmbët, modelen e ‘skuqin’ ndjekësit

Fytyrat publike përcjellen në çdo hap nga paparacët dhe gjithë audienca, kjo gjë ndikon që të mos u ‘ikë’ asnjë detaj tek ata.

ShowBiz

18/11/2017 08:40

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj është shumë aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe nga përditshmëria, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo kishte postuarr disa imazhe në Insta-Story, në të cilat shihej duke shijuar rrezet e diellit.

Edhe pse pamja ishte e mirë, Eminës i kishte ikur diçka të cilën ndjekësit e kishin vërejtur menjëherë.

“Pse nuk depilohesh?” i shkruan një ndjekëse modeles, kurse Emina e befasuar i përgjigjet “Më paska shpëtuar njëra. Faleminderit që e vure re.”

Njësoj i kishte shkruar edhe një tjetër ndjekëse, kurse Emina me humor i ishte përgjigjur se ishte entuziaste të dilte në diell dhe nuk e kishte vërejtur atë detaj. /Lajmi.net/