‘Nuk frikësohem nga Ibra’

Mbrojtësi i Ajaxit, Ricardo van Rhijn ka thënë se nuk i’a ka fare frikën sulmuesit të PSG, Zlatan Ibrahimovic.

Sport

14/09/2014 13:10

Ricardo van Rhij ka thënë se Ibrahimovic nuk është duke e lënë skuadrën e tij pa gjumë, pasi ata nuk i’a kanë fare frikën suedezit.

“Unë absolutisht që nuk frikësohem fare nga Zlatan Ibrahimovic. Unë jam përballur me shumë top sulmues në të kaluarën”.

“Ai nuk është duke e lënë skuadrën e Ajaxit pa gjumë”, 23 vjeçari për RTV Noord-Holland.

Kampioni i Holandës gjindet në Grupin F të Ligës së Kampionëve, aty ku është edhe Kampioni i Francës, PSG.