Nuk flasin më, por Enca dhe Noizy ruajnë ende këto kujtime bashkë

Ka më shumë se një vit që këngëtarja Enca Haxhia dhe reperi Noizy kanë ndërprerë kontaktet.

ShowBiz

23/05/2018 12:37

Edhe pse ata kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin dyshja e famshme nuk kanë dhënë shkaqe për prishjen e raporteve, shkruan lajmi net.

Pavarësisht kësaj ajo ende ruan disa kujtime me reperin, dhe fotot e shumta që dikur i kanë realizuar bashkë i mban ende në Instagram.

Njësoj edhe Noizy, as ai nuk i ka fshirë fotot që dikur i ka realizauar me këngëtaren seksi. Bazuar në to shihet se dyshja kanë kaluar dikur momente të këndshme bashkë.

“Bow Down” dhe “Ata nuk e din”, janë dy bashkëpunimet e reperit Noizy me këngëtaren Haxhia.

Ndryshe, Enca edhe pse nuk flet me Noizyn ajo ka kontakte dhe shpesh publikon imazhe me anëtarët e tjerë të labelit “OTR”. /Lajmi.net/