Nuk fiton vetëm Real Madrid 10:2

Real Madrid shënoi fitore me rezultat 10:2 ndaj Rayo Vallecanos para disa javësh, mirëpo suksesin e ‘Los Blancos’ e ka përsëritur edhe një tjetër skuadër.

Sport

03/01/2016 19:58

Monaco ka shënuar fitore me rezultat 10:2 ndaj skuadrës nga rangjet e ulëta të Francës, Saint-Jean Bauilleu.

Kjo përballje ishte e vlefshme për rrethin e dytë të Kupës së Francës, përcjell Lajmi.net

Lacina Traore realizoi katër gola, Fabinho i shtoi dy,  ndërsa nga një herë shënuan Raggi, Costa, Bahlouli dhe Pasalic.