‘Nuk është sëmundje’ – flet babai me lot në sy për të birin me sindromën Down

Momente emocionale kur një baba shpjegon duke qarë arsyen pse biri i tij pesë vjeçar është gjëja më e bukur që ka ndodhë në familjen e tij.

Bota

26/02/2016 15:42

Robb Scott, 39 vjeçar nga Kanada ka një djalë pesë vjeçar të quajtur Turner dhe është me sindromin Down, transmeton lajmi.net.

Gjatë kohës kur ai ishte ulur në një lokal, dëgjoi një baba tjetër duke thënë se sindromi Down është një “sëmundje”, dhe më pas u ndje shumë në faj pse nuk kishte reaguar për ta korrigjuar atë, prandaj vendosi që ta filmojë vetën dhe ta publikojë videon.

Përmes videos, ai përshkruan se çka është sindromi Down dhe flet për jetën e të birit dhe përmes videos ai shpreson që njerëzit ta konceptojnë më mirë këtë sindrom e jo sëmundje.

Videoja është parë në më shumë se 1.2 milionë herë në Facebook, dhe është shpërndarë 12,300 herë.

“Unë jam duke e bërë këtë video, sepse dua ta ndajë me ju se çfarë ndodhi sot me ndjenjat e shpirtit tim”, tha Robb.

Ai pastaj vazhdon për të transmetuar këtë incident, i cili ndodhi në një dyqan, dhe shpjegon se ai e pa një baba duke u përpjekur për tu shpjeguar dy fëmijëv të tij se çfarë është Sindromi Down.

“Unë isha ndalur për ta dëgjuar se cila do të ishte përgjigja e tij, dhe doli se përgjigja përfundimtare ndaj fëmijëve të tij ishte “Sëmundje”

“Kjo është një nga ato momente ku ju nuk dini si të veproni, nuk dini as se si të reagoni”, thotë ai. “Unë nuk thash asgjë, nuk jam person i tillë që dua t’ua marrë fytyrën në publik njerëzve të tjerë”. “Por diçka më thoshte të kundërshtoj, të flas për birin tim, të tregojë që nuk është sëmundje, dhe unë nuk e bëra.”

Sindromi Down, është gjëja më e mirë që ka ndodhur në familjen tonë. Por unë gabova, nuk reagova për hir të birit tim dhe fëmijëve tjerë të prekur nga ky sindrom.

“Tani vendosa ta bëjë, dua të flasë para publikut, ta bëjë këtë për vetën time”,thotë Robb, në fund të videos së tij./Lajmi.net