Nuk është rastësi: Ja pse domatet e kanë humbur shijen?

Rritja e domates për qëllime komerciale në dekadat e fundit ka ndikuar që të humb shija e saj dhe shkencëtarët e kanë konfirmuar se kjo nuk ka ndodhur rastësisht.

Bota

02/02/2017 13:22

Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë kanë studiuar afërsisht 400 lloje të domateve, nga ato modernet deri tek ato të vjetrat, për të përcaktuar se çfarë i ka ndodhur perimës më të popullarizuar në botë.

Ata gjetën se dekadat e rritjes së domates kanë çuar në humbjen e 13 kemikaleve që ndikojnë në shijen e saj të veçantë.

Shkencëtarët kanë gjetur ndryshime specifike gjenetike, shkruan b92.net, transmeton lajmi.net.

Ekspertët thonë se prodhuesit e këtyre farave munden lehtë të shkaktojnë shijen e domates duke aplikuar teknika kalimi.

Procesi është i njejtë sikurse tek pllenimi natyral, veçse realizohet në laborator. Shkencëtarët kanë bërë një miks të domates moderne dhe asaj të vjetër, dhe i kanë tërhequr bimët që ishin të përafërta me atë që donin të arrinin.

Pas disa gjeneratave, rezultati do të ishte domate më të shijshme, me një punë kontraverse në gjene. /Lajmi.net/