Nuk është Pentagoni, është vetëm një qendër e Facebook-ut (Foto)

Qendra e pestë e të dhënave të Facebook-ut do të ndërtohet në SHBA në Teksas.

Bota

08/07/2015 00:09

Kështu ka njoftuar themeluesi i facebookut, Mark Zuckerberg.

“Ne sapo kemi njoftuar që qendra e pestë e të dhënave tona do të ndërtohet në Fort Worth, Teksas” ka shkruar ai në rrjetin e tij.

“Qendrat tona të të dhënave do të mbështesin Facebookun, dhe do tu ndihmojnë miliarda njerëzve anembanë botës në vitet e ardhshme” ka vazhduar ai.

“Ky është vetëm një shembull prej teknologjive të reja të cilët ne po i ndërtojmë në rruzullin tokësor. Ne u jemi falënderues komunitetit të Fort Ëorthit që na ndihmuan ta bëjmë botën më të hapur dhe më të lidhur, dhe ne jemi të kënaqur që jemi pjesë e këtij komuniteti” ka përfunduar Zuckerberg.

qendra 5 e te dhenave te facebook