Nuk është Milan e as Inter, Deulofeu në bisedime me klubin tjetër nga Serie A

Gerard Deulofeu drejt transferimit në Serie A.

Sport

10/01/2018 07:15

Gerard Deulofeu do të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sulmuesi spanjoll duhet të largohet nga klubi pas ardhjes së Philippe Coutinhos nga Liverpool.

“Mundo Deportivo” raporton se Deulofeu është pranë rikthimit në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Por, pas raportimeve se ai kërkohej nga Milan e më pas edhe Inter, tani thuhet se Deulofeu ka filluar bisedimet me Napolin, pas aprovimit nga Barcelona në lidhje me largimin e tij nga Camp Nou. /Lajmi.net/