“Nuk është gabim largimi i Rabiot nga PSG-ja”

Thiago Silva e ka komentuar largimin e Adrien Rabiotit nga PSG-ja.

Sport

20/01/2019 19:24

Adrien Rabiot po transferohet te Barcelona, ndërsa Thiago Silva ka dhënë mendimin e tij.

Mbrojtësi brazilian ka thënë se nuk është gabim që PSG po e lejon mesfushorin të largohet në këtë afat.

“Largimi i tij është gabim? Nuk mendoj ashtu”, tha fillimisht Silva, përcjell lajmi.net.

“Ai e mori vendimin që të largohet nga klubi, andaj ne e respektojmë atë.

“Ai është një djalë shumë i mirë, por ne duhet të punojmë me një mesfushor që mund të na ndihmojë pa Rabiotin”, ka shtuar më tej braziliani. /Lajmi.net/