Nuk është fjala për para, Mesiq e ka përkrahur Kosovën edhe më parë

Miqësia e vërtetë nuk mund të blihet, por fiton të holla. Ky është parimi udhëheqës i ish-presidentit kroat Stjepan Mesiq, shkruan ‘Blic’.

Lajme

27/02/2017 20:47

Mesiq është takuar me milionerin kosovar Behgjet Pacolli dhe është paguar për të avokuar publikisht për lirinë e komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, shkruan kjo gazetë, transmeton lajmi.net.

Ish-presidenti kroat vizitoi Prishtinën javën e kaluar ku formalizoj miqësinë me Haradinajn vetëm në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës e cila të enjten do të dal me një vendim për Haradinajn.

Mesiq ka deklaruar se Kroacia është duke i ndjekur me vëmendje zhvillimet pas arrestimit të liderit të AAK-së.

“Unë jam njohur me të gjitha detajet pas arrestimit të mikut tim Ramush Haradinaj i cili shpresoj të lirohet së shpejti”, kishte thënë Mesiq në takimin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Se Mesiq ka miqësi me shqiptarët e ka dëshmuar një fotografi ku shihet në darkë me milionerin Behgjet Pacolli.

Më tej thuhet se Pacolli i cili është kosovari më i pasur publikisht ka dhënë para për lirimin e Haradinajt dhe është angazhuar që Interpoli të heq urdhërarrestin për të.

Ndërsa analisti serb, Branko Radun ka treguar se ish-presidenti kroat vepron si një lobsit shqiptar qysh moti.

“Mesiq ishte i njohur për deklaratat e tij pro-shqiptare në fillim të viteve të nëntëdhjeta gjatë sundimit të Franjo Tuxhmanit por edhe më vonë. Është e qartë se tradicionalisht shqiptarët dhe kroatët kanë partneritet pasi kanë Serbinë armik të përbashkët”, ka thënë Radun.

Haradinaj u arrestua më 4 janar në kufirin mes Zvicrës dhe Francës pas urdhërarrestit serb. Më pas Serbia kërkoi ekstradimin e tij.

Vendimi përfundimtar i gjykatës franceze pritet të shpallet të enjten./Lajmi.net/