Nuk është e vërtetë

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka mohuar spekulimet se ish mesfushori i Rossonerëve, Clarence Seedorf do të jetë pasardhës i Massimiliano Allegrit në postin e trajnerit, pas përfundimit të këtij sezoni. Mediat italiane raportuan se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka vendosur që ta angazhojë mesfushorin aktual të skuadrës braziliane, Botafogo, në postin e trajnerit,…

Sport

21/12/2013 08:38

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka mohuar spekulimet se ish mesfushori i Rossonerëve, Clarence Seedorf do të jetë pasardhës i Massimiliano Allegrit në postin e trajnerit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat italiane raportuan se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka vendosur që ta angazhojë mesfushorin aktual të skuadrës braziliane, Botafogo, në postin e trajnerit, për edicionin e ri.

Por, Galliani ka insistuar se Allegri do të vazhdojë detyrën, duke përjashtuar çfarëdo lajmi për konfirmimin e ndërrimit në stafin teknik.

“Seedorf? Nuk ka asgjë të vërtetë. Allegri mbetet në detyrën e tij. Jemi të përqendruar në stinorin aktual”, deklaroi Galliani për portalin brazilian Lancenet.