Nuk është caktuar ora për takimin Thaçi – Vuçiq në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen sot në Bruksel.

Lajme

08/11/2018 11:56

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen sot në Bruksel.

Thaçi do të takojë homologun serb Vuçiq, edhe pse zyrtarët serbë ditë më parë paralajmëruan mundësinë e dështimit të këtij takimi së shenjë proteste për taksën për 10 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur para pak ditësh për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës.

Mediat serbe raportojnë se takimi i tyre pritet të fillojë rreth orës 18:00.

Por, burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se ende nuk është caktuar një orë definitive për fillimin e takimit Thaçi – Vuçiq. /Lajmi.net/