Nuk e prisnim! Tuna vjen me ndryshim drastik në pamje

Këngëtarja Altuan Sejdiu tash e një kohë i ka munguar skenës me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

19/01/2018 16:52

Por, përmes rrjeteve sociale ajo ka arritur t’i mbajë vazhdimisht të informuar fansat rreth aktiviteteve që bën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Tuna bashkë me partnerin e saj Patrisin dhe djalin Tianin ka udhëtuar për në Amerikë, ku po shijojnë pushimet dimërore.

Në llogarinë e saj në Snapchat, Tuna ka postuar disa imazhe përmes të cilave shfaqet me një ndryshim tek flokët.

Ajo ka bërë ato gërsheta, ndryshim ky që i shkonte shumë këngëtares, ndërsa në një prej imazheve ajo u shfaq pranë Dafina Zeqirit takim ky pas shumë vitesh. /Lajmi.net/