Nuk e pranoi postin e ministrit, Abdylselami Shkodra emërohet zv/ministër

Sekretarit organizativ të AKR-së, Abdylselami Shkodra pati refuzuar ta drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjoja se nuk pranon të jetë pjesë e kësaj qeverie.

Lajme

19/10/2017 11:04

“Të nderuar miq, ju njoftoj se nuk pranoj të jem e kësaj qeverie. Me respekt! S.Shkodra”, pati shkruar Shkodran në Facebook.

Mirëpo tani, Shkodra, si duke i ka rënë ‘pishman’, por vonë. Burimet e lajmi.net thonë se ai është emëruar zëvendësministër pikërisht në ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërsa kjo ministri drejtohet nga Flamur Sefaj, po ashtu i AKR-së. /Lajmi.net/