Nuk e mbyta Michael Jacksonin

Conrad Murray e ka dhënë intervistën e parë pasi i kaloi dy vjet në burg, për shkak të akuzës për vrasje të Michael Jackson. “Unë nuk e kam mbytur Michael Jacksonin. Ai ishte i varur nga medikamentet. Michael Jackson e mbyti aksidentalisht Michael Jacksonin”, ka thënë fillimisht ish mjeku personal i legjendës së muzikës. Kardiologu…

ShowBiz

25/11/2013 06:00

Conrad Murray e ka dhënë intervistën e parë pasi i kaloi dy vjet në burg, për shkak të akuzës për vrasje të Michael Jackson. “Unë nuk e kam mbytur Michael Jacksonin. Ai ishte i varur nga medikamentet. Michael Jackson e mbyti aksidentalisht Michael Jacksonin”, ka thënë fillimisht ish mjeku personal i legjendës së muzikës.

Kardiologu thotë se e gjeti Jacksonin në krizë, në fund të jetës së tij, ‘të mbushur me panik dhe mjerim’, kur ai po përgatitej për rikthim të koncerteve në vitin 2009. “Në fund, Michael Jackson ishte një njeri i thyer. Unë u mundova që ta mbroja, por në fund dështuam që të dy”, vijoi Murray.

Në dhomën e rrëfimit.

Rrëfimet e tij janë të ngjashme me ato që i tha për CNN, në intervistat më të hershme të këtij viti. “Pse jam i pafajshëm? Sepse nuk kam bërë asnjë gabim dhe ajo që mundohesha unë ishte që ta ndihmoja një mik, të cilin e gjeta në një gjendje të shkatërruar. Unë bëra gjithçka ishte e mundshme për ta ndihmuar shokun tim”, ka vazhduar ai.

“Dëshironi ta dini se sa të afërm ishim njëri me tjetrin? Unë ia mbaja penisin çdo natë për ta futur në një kateter, sepse ai ishte i papërmbajtur gjatë natës”, rrëfen mjeku.

Murray në fund tregoi se në ditët e fundit të jetës, Jackson ishte aq i hutuar sa që i ndaloi amviset që t’i pastronin të brendshmet e tij, sepse kishte frikë se ato do t’i vidhnin brekët e tij të pista.