Nuk e kam vrarë askënd

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka kërkuar falje për sjelljen e tij pas suspendimit prej tri ndeshjesh në Serie A si rezultat i përjashtimit me karton të kuq që mori pas përfundimit të takimit kundër Napolit në San Siro të dielën. Ylli italian kishte kërkuar të sqarohet me gjyqtarin Luca Banti pas humbjes 2-1 dhe…

Sport

27/09/2013 21:00

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka kërkuar falje për sjelljen e tij pas suspendimit prej tri ndeshjesh në Serie A si rezultat i përjashtimit me karton të kuq që mori pas përfundimit të takimit kundër Napolit në San Siro të dielën.

Ylli italian kishte kërkuar të sqarohet me gjyqtarin Luca Banti pas humbjes 2-1 dhe u ndëshkua me karton të kuq. Komisioni disiplinor i Federatës italiane të Futbollit e suspendoi për tri ndeshje kurse Milan ka njoftuar se nuk do të paraqet ankesë ndaj pezullimit.

“Kam gabuar dhe kërkoj falje”, deklaroi Balotelli gjatë një interviste për të përditshmen sportive italiane ‘Gazzetta dello Sport’.

“Më vjen keq më së tepërmi për bashkëlojtarët e mi sepse i kam lënë të vetmuar. Më vjen keq dhe kërkoj falje edhe për tifozët që janë të lidhur ngushtë me klubin. Mirëpo, më duhet të them se nuk e kam vrarë askënd andaj disa kritika janë të tepërta”, u shpreh ai.