Nuk e duronte dot sëmundjen, hidhet nga kati i katërt i spitalit

Një 64-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i senatoriumit, duke gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Lajme

22/02/2016 14:55

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e të hënës në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sh. K ishte pacient i këtij spitali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka gjetur momentin kur ka qënë vetëm, pasi e kishte dërguar vajzën e tij t’i blejë diçka. Sapo ajo është larguar nga dhoma e spitalit, 64-vjeçari është vet  hedhur./ Top Channel