Nuk e dinte se babai ia kishte futur tinëz një lodër seksi në valixhe, i riu u skuq kur pjesëtarja e sigurimit të aeroportit ia gjeti – Lajmi.net
Nuk e dinte se babai ia kishte futur tinëz një lodër seksi në valixhe, i riu u skuq kur pjesëtarja e sigurimit të aeroportit ia gjeti
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 14:14, 12 February 2018
Një moment shumë qesharak është filmuar me telefon të mençur në një aeroport, ku një djalë i ri mbeti me fytyrë të skuqur pasi babai i tij ishte tallur me të duke ia futur në valixhe një lodër seksi.

Videoja shfaq momentin kur ky i ri derisa po kalonte përmes skanerit me rreze X në aeroport, pjesëtarja e sigurimit i gjen një lodër seksi brenda valixhes, moment ky që e vuri atë në pozitë të palakmueshme

Por ai shpejt e kuptoi se ishte pjesë e një shakaje që ia kishte përgatitur babai si “shenjë mikpritje”, derisa pjesëtarja e sigurimit ishte në dijeni për këtë dhe ajo po qeshte me këtë moment.

Ted Anderssen nga New Orleans, Louisiana, dëgjohet duke qeshur me zë derisa biri i tij nuk mund ta shikonte në sy pjesëtaren e sigurimit të aeroportit nga turpi që i gjeti lodrën e seksit në valixhe.

Andressen ka publikuar në profilin e tij në Facebook, videon e këtij momenti me një mesazh të shkruar përbri: “kur i fut djalin në valixhe një lodër seksi. Moment interesant”.
Pamjet e kësaj videoja janë shikuar mbi 22 milionë persona në mbarë botën, dhe është shpërndarë më shumë se 446 mijë herë.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO