Nuk e dinit por Çun Lajçi shoqërohej me këtë këngëtare dikur!

Së fundi ishte në krye të lajmeve në mediet rozë për dhimbjen që padyshim ai e konsideron më të madhen në jetë.

ShowBiz

11/01/2018 15:14

E humbi vajzën e tij Bubulinën të vetmin fëmijë dhe kjo e tronditi pamasë artistin e madh Çun Lajçi, dhe jo vetëm.

Dhimbje të madhe bashkë ndjeu çdokush që kuptoi për vdekjen në moshë të re të vajzës së tij.

Kjo temë do të jetë e diskutueshme vazhdimisht, derisa Çuni të mos i ndalojë vargjet rrënqethëse ndaj të bijës së njderë, e që me doemos po marrin vëmendje mediatike.

Por, kësaj radhe emri i aktorit të madh shqiptar do të përmendet në kuadër të artit.

“Eh, 1996 diku në Zvicër ne nji koncert me këngëtaren Violeta Kajtazi… ishte krejt ndryshe nga koncertet e sotme”, ishte përshkrimi i Çunit bashkëngjitur fotos që do të ju sjellim në vazhdim e nxjerrur nga arkivat, transmetonkosovarja.

I mallëngjyer për kohën e atëhershme të vlerës së artit, aktori e rikthen përmes këtij imazhi ku shihet krahë këngëtares së njohur Violeta Kajtazi, që të dy me veshje kombëtare që u shkonin aq shumë.

Padyshim Çuni e ndien nevojën e rikthimit të kujtimeve të tilla kohë pas kohe, për të dëshmuar vlerat e tij të kahmotshme dhe kontributin e dhënë, duke u lënë në ndër dije institucioneve se sa pak u lartësua nga ana e tyre.