‘Nuk e dëshironim Barcelonën’

Drejtori sportiv i Manchester Cityt, Txiki Begiristain ka thënë se skuadra e tij dëshironte ta mënjanonte Barcelonën në shortin e sotëm të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/12/2014 14:02

Begiristain ka thënë se Manchester City nuk dëshironte që të takohej me Barcelonën në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

“Neve nuk na pëlqen të ndeshemi me Barcelonën. Do të kishim preferuar ndonjë skuadër paksa më të dobët”.

“Sidoqoftë, ne kemi rifituar besimin tonë falë fitoreve të arritura ndaj Bayernit dhe Romës”, vazhdoi Begiristain.

“Shpresojmë se do të arrijmë formën tonë më të mirë kur do të takohemi me Barcelonën”, përfundoi ai.