Nuk e besoni por edhe në palestër Ryva e ka këtë person pas vetes

Këngëtarja, Ryva Kajtazi duket se është një nënë tejet e përkushtuar.

ShowBiz

05/10/2018 12:19

Me veprimin e fundit që ka bërë lë të kuptohet se ajo nuk i ndahet për asnjë moment vajzës së saj, shkruan lajmi net.

Kajtazi ka një vajzë të vetme e cila siç shihet të shumtën e kohës e kalon me të ku edhe në palestër e ka pas vetes.

Këngëtarja shqiptare sapo publikoi një video në Instagram ku shihet duke bërë ushtrime me vajzën e saj. Një nënë shembull si Ryva nuk kemi parë moti.

Ryva është e martuar që disa vite e që në rrjete sociale nuk është se e ekspozon shpesh bashkëshortin e saj.

Pas lindjes ajo i është rikthyer projekteve muzikore ku ishte aktive edhe në dasma gjatë kësaj vere. /Lajmi.net/